Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Shtanget Dortmundi, Bayerni bën gjithçka vetë, Hamburgu thuajse i pashpresë

Në javën e parafundit të Bundesligës, Bayerni nuk ka ndërmend të ulë ritmin, teksa ka mposhtur Kolnin me rezultatin 1-3 në transfertë. Të dy skuadrat luanin pa objektiv sot, pasi bavarezët kanë siguruar titullin kampion, ndërsa Kolni ka siguruar vendin e fundit dhe njëkohësisht rënien në Bundesligën e dytë.

Gjithsesi në ‘RheinEnergieStadion’, skuadra e Henckesit bëri gjithçka vetë, pasi në pjesën e parë Sule shënoi në portën e Ulreich, duke i dhënë avantazhin vendasve, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan James Rodrigues, Lewandowski dhe Tolisso, duke përmbysur rezultatin.

Hamburgu është me një këmbë në Bundesligën e dytë, pasi në transfertën e sotme ndaj Eintrachtit të Frankfurtit u mposht me rezultatin 3-0. Kur ka mbetur vetëm një takim për t’u luajtur, e vetmja shpresë e Hamburgut është që të sigurojë Play Off-in e qëndrimit, por duket gati e pamundur që Wolfsburg të gabojë ndaj Kolnit në javën e fundit.

Borusia e Dortmundit zhgënjeu në shtëpi ndaj Mainzit, ku u mposht me rezultatin 1-2, por kundërshtarët e saj për nëj vend në zonën Champions, Hoffenhaim dhe Leverkusen nuk arritën të përfitojnë. Nga ana tjetër, Schalke mposhti 1-2 Augsburgun në transfertë, ndërsa Leipzig triumfoi 4-1 ndaj Wolfsburgut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...