Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shtatë fitore radhazi në kampionat, Leicester i zgjat kontratën trajnerit

Pas titullit kampion të fituar në mënyrë surprizë në sezonin 2015-2016 nën drejtimin e Claudio Ranierit, Leicester është rikthyer sërish në nivele të larta këtë sezon nën drejtimin e ish trajnerit të Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Me 7 fitore radhazi në kampionatin anglez, Leicester është shndërruar në rivalin kryesor të Liverpoolit në garën për titullin kampion, pasi renditet momentalisht në vendin e dytë me 35 pikë, 8 më pak se “The reds” dhe 3 më shumë se Manchester City i vendit të tretë.

Pikërisht këto paraqitje kanë bindur drejtuesit e klubit, që t’i rinovojnë kontratën trajnerit Brendan Rodgers deri në vitin 2025, ndërsa vetë ky i fundit nuk e ka fshehur entuziazmin për momentin që po kalon.

“Kur vendosa të vij këtu, e bëra sepse u entuziazmova nga drejtimi që po merrte klubi dhe nga mënyra se si mund të kontribuoja me eksperiencën time. Kam ardhur këtu me synimin për të arritur diçka dhe ndihmuar Leicesterin që të ndërtojë të ardhmen”, deklaroi Rodgers.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...