Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shtatë javë pa humbje, Lens triumfon ndaj Troyes dhe i merr “fronin” PSG-së

Lens mund të konsiderohet “Hirusha” e sezonit 2022-2023 të Ligue 1. Tifozët në “Stade Bollaert-Delelis” kanë shijuar fitoren e ekipit të tyre ndaj Troyes, në javën e shtatë të elitës së futbollit francez.

Vendasit dominuan të gjithë takimin, ndërsa në fund mundën të fitonin me rezultatin 1-0, falë golit të Danson në minutën e 39’.

Pas këtij takimi ekipi i Lens regjistron shtatë javë pa humbje, 5 fitore dhe 2 barazimi, ndërsa merr përkohësisht kreun e Ligue 1 me 17 pikë, 1 më shumë se Paris Saint-Germain dhe Marseille të vendit të dytë dhe të tretë, por me të dyja këto ekipe që kanë një ndeshje më pak.

Teksa Troyes nga ana e tyre qëndrojnë në vend të 11 me 7 pikë të grumbulluara në 7 javë kampionat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...