Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Shtatë lojtarë në Katar, Klopp zbulon paktin me ta: I pari e marr vesh unë!

Liverpooli pret sot Southamptonin në “Anfield” (SuperSport 2, 16:00), sfidë të cilën djemtë e Jurgen Klopp duan ta fitojnë me çdo kusht për t’u afruar me vendet e para në Premier League.

Më pas është radha e Kupës së Botës Katar 2022, kompeticion që fillon me duelin e kombëtares vendase ndaj Ekuadorit (20 nëntor). “The Reds” do të përfaqësohen me shtatë lojtarë në Kupën e Botës.

Alexander-Arnold dhe Henderson do të garojnë për Anglinë, Alisson dhe Fabinho për Brazilin, Konate për Francën, Nunez për Uruguain dhe “muri” Van Dijk për tulipanët e Holandës.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, u ndal te Botërori në prononcimin për shtypin përpara sfidës ndaj “Shenjtorëve”, aty ku zbuloi edhe paktin që ka lidhje me shtatë futbollistët që do luajnë në Katar 2022.

Alexander-Arnold u gëzua shumë kur mori vesh lajmin që do të luajë në Botëror, që është një kompeticion i mrekullueshëm. Trent është shumë i qetë, ai luan futbollin e tij dhe gjithmonë synon të përmirësohet.

Fytyra e tij rrezatonte lumturi pas grumbullimit me Anglinë. Edhe Konate është një lojtar shumë i aftë, ai e meritoi grumbullimin me Francën. Ekziston një rregull në lidhje me lojtarët që do luajnë në Katar.

Djemtë duhet të më shkruajnë menjëherë mua të parit nëse do të kenë probleme fizike pas ndonjë ndeshjeje”, deklaroi Jurgen Klopp, i cili ndodhet në sezonin e tetë në pankinën e Liverpoolit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...