Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Shtatë tituj për dy vite”, Lautaro zbulon bisedën me Messin: Ia bëra të qartë rëndësinë e grupit

Lautaro Martinez i gëzohet titujve të fundit që ka fituar me fanellën e Inter, por edhe me Argjentinën në Botëror. Në një intervistë për ESPN, argjentinasi thekson se shtatë tituj në dy vitet e fundit janë për një motiv i madh për të vijuar punën me dedikim dhe përkushtim për të arritur edhe më shumë në karrierë.

Ndër të tjera, sulmuesi tregon edhe bisedën me Lionel Messi i cili i theksoi se skuadra kishte nevojë për një Lautaro në formën optimale duke qenë se sulmuesi vuante një dëmtim në kavilje para startit të Botërorit.

“Për një vit e gjysmë, thuajse dy kalova nga zero tituj në karrierë, në shtatë të tillë. kjo është diçka që më motivon shumë për vazhdimësinë e karrierës. Dëmtimi para Botërorit? Messi mu afrua dhe më tha se duhej të rikuperohesha, më tha se isha i rëndësishëm për skuadrën. Edhe unë ia bëra të qartë Messit se duhej të bënte më të mirën për grupin, por në atë moment po vuaja shumë dhe jam i lumtur që ai më mbështeti.

Në Abu Dhabi fola edhe me trajnerin Scaloni, i tregova të vërtetën rreth dëmtimit dhe dhimbjes që ndjeja. E njoftova trajnerin për gjithçka dhe i thashë se ndoshta ishte më mirë të më ulte në stol”, u shpreh Lautaro Martinez.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...