Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shteti i Kolorados ndalon shitjen e “veshit” të Tysonit

Shteti i Kolorados, në Amerikë, ka ndaluar zyrtarisht shitjen e çamçakëzit të marijuanës në formë veshi të Mike Tysonit të quajtur “Mike Bites” për shkak të një ligji që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Kolorado ka ndaluar që ushqimet me hashash të kenë formën e njeriut për të shmangur fiksimin e fëmijëve pas marijuanës.

Forma e çamçakëzit të ngrënshëm të marijuanës së Tysonit shërben si homazh për incidentin famëkeq që daton në vitin 1997, kur Tyson kafshoi Evander Holyfieldin në veshin e tij të djathtë në ndeshjen e cilësuar më vonë si “Dueli  i Kafshimit”.

Tyson po planifikon të përhapë produktin e tij në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. “Westword” (medie në Denver) raporton se çamçakëzat e tij me marijuanë do të shiten në formën “T”-jë në Kolorado.

55-vjeçari ka shitur ekstrakte të ndryshme marijuane që nga viti 2016 dhe besohet se fiton afërsisht gjysmë milioni stërlina në muaj nga biznesi i tij i kanabisit.

Në një intervistë me “Yahoo Finance” në tetor, Tyson tha se kanabisi e ndihmoi atë të gjente një ekuilibër mendor dhe do të donte që të kishte filluar të pinte marijuanë më herët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...