Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shtohen adhuruesit e Nainggolan, dy klube të Serisë A i bëjnë ofertë

Radja Nainggolan është një futbollist i lirë, pasi ka prishur marrëveshjen me klubin e Antwerpit në Belgjikë, teksa shkak u bënë shkeljet disiplinore, me mesfushorin që u pa të konsumonte duhan në pankinë gjatë një ndeshjeje.

Por pavarësisht 4-viteve mbi supet e tij, belgu vijon të ketë adhurues të shumtë në Itali dhe së fundi klubi i Bolognës ka bërë hapa konkretë, duke kontaktuar menaxherët e Nainggolan, që më herët ka luajtur me Cagliarin, Romën e Interin në Serinë A.

Vetë 34-vjeçari ka zbuluar se ka takuar Adriano Gallianin në Katar, i cili i ka hapur edhe dyert e transferimit te Monza, por natyrisht më parë duhet të plotësojë një kusht të rëndësishëm, siç është ulja e pagës.

“Në Katar takova Gallianin, i cili më tha se nëse dëshiroj të luaj në Itali dhe të fitoj pak para, mund të transferohem menjëherë të Monza. Është një alternativë, por të shohim në janar”, deklaroi Nainggolan.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....