Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shtohen ekipet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport dhe Gostivari ngjiten në elitë

????????????????????????????????????

Edicionin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të jenë 5 skuadra shqiptare që do të garojnë në nivelin më të lartë të këtij vendi. Strugës, Shkëndijës dhe Shkupit do u bashkohen dhe Voska Sport dhe Gostivari. Të dyja këto ekipe kanë siguruar ngjitjen në elitën e futbollit maqedonas.

Edicioni që po përfundon ka qenë mjaft i suksesshëm për një pjesë të madhe të ekipeve shqiptare që garojnë në nivele të ndryshme të futbollit në Maqedoni. Struga siguroi titullin kampion, ndërkohë që pas saj janë Shkupi dhe Shkëndija.

Skuadrat shqiptare janë ato që po arrijnë suksese edhe në arenën ndërkombëtare me Shkëndijën dhe Shkupin që në edicionet e fundit kanë dhuruar paraqitje pozitive, duke shkuar disa herë në play-off të kompeticioneve të UEFA-s.

Lexo edhe:

Voska Sport po ashtu ishte dominuese në ligën e dytë, duke u renditur e para, ndërsa menjëherë pas tyre me 2 pikë më pak ndodhet Gostivari, që sezonin e ardhshëm do të jenë në elitë. Me ngjitjen edhe të këtyre dy ekipeve, në Superligën e Maqedonisë, gati gjysma e ekipeve do të jenë shqiptare, çka është një tregues se po rritet dominimi i tyre në futboll.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...