Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shtohen kritikat për Inzaghin, i del kundër edhe “Curva Nord”

Shtohen kritikat për Inzaghin
Shtohen kritikat për Inzaghin

Interi vijon të zhgënjejë me skuadrat e vogla në Serinë A dhe barazimi i djeshëm ndaj Sampdorias jo vetëm që i ka lënë 15 pikë larg Napolit kryesues, por ka rritur zhgënjimin ndaj Inzaghit.

Së fundi ka qenë tifo-grupi i njohur zikaltër “Curva Nord” që ka reaguar në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër trajnerin e Interit.
Fansat zikaltër kanë vënë theksin te motivimi i skuadrës dhe mbi të gjitha këmbëngulja e Inzaghit në skemën e tij, duke mos marrë aspak rrezik përsipër.

“Barazimi banal në Gjenovë, ndaj skuadrës së parafundit të renditjes ka =treguar edhe një herë se me shumë mundësi trajneri Inzaghi nuk di të motivojë skuadrën për ndeshjet ndaj të voglave. Sjellje prej provincialeje, ajo e skuadrës në pjesën e dytë, ku në vend që të rrezikohej për të marrë tre pikët, qëndron stoike ndaj rreshtimit të saj. Duhej rrezikuar, edhe për faktin që barazimi nuk i shërbente askujt. Jemi Interi dhe të tjerët duhet të na tremben. Duhet të sulmojmë dhe të tregojmë superioritetin, por ndërkohë dukemi si skuadër e mesit të renditjes, që kënaqet me një barazim në transfertë. Pikë të shpërdoruara ato ndaj Sampdorias, edhe për faktin se pas nesh janë plot tre skuadra të gatshme për të përfituar, në hapin e parë fals”, shkruan ndër të tjera “Curva Nord”.

Trajneri Simone Inzaghi është kritikuar ashpër edhe nga ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, i cili deklaroi se në verë zikaltërit duhet të gjejnë një tjetër teknik, pasi aktuali nuk është për të garuar në nivele të larta.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...