Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shtohen ofertat për Vrionin, një tjetër klub italian në garë për shqiptarin  

Giacomo Vrioni në orbitën e Cremonese. Sulmuesi i cili shkëlqeu këtë edicion në elitën e futbollit austriak ku shënoi 19 gola me skuadrën e Tirol, mund të bëhet pjesë e ekipit me bazë në Kremona.  Skuadra e cila këtë edicion siguroi ngjitjen në elitën e futbollit synon që të përforcojë repartin e avancuar dhe në listën e dëshirave ndodhet dhe sulmuesi kuqezi

Pasi arriti marrëveshjen për kalimin e Radu nga Interi dhe Tommaso Milanese nga Roma, klubi me bazë në Kremona tani ka në shënjestër Vrionin, kartonin e të cilit e zotëron Juventus. Gjasat janë të vogla që 23-vjeçari të qëndrojë te “bardhezinjtë” e natyrisht që do të shfrytëzojë çdo opsion të mundshëm e më pas të vendosë për të ardhmen e tij.

Sigurisht që Cremonese jo vetëm do I duhet që të bindë lojtarin por dhe të gjejë gjuhën e përbashkët me “Zonjën e Vjeter” për shërbimet e sulmuesit, i cili me paraqitjen e tij në kampionatin austriak ka tërhequr jo pak vëmendje. Me 19 golat e shënuar Vrioni fitoi këpucën e artë dhe tani e sheh veten gati për një nivel më të lartë, siç mund të jetë Serie A.

Për Vrionin kanë shfaqur interes edhe Sampdoria në Itali, si dhe klube nga Holanda, Belgjika, Franca e Turqia.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...