Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shtohen pretendentët për Brojën, tre klube të tjera i bëjnë ofertë Chelsea

Të gjithë pas Armando Brojës. Leeds United, Everton dhe Wolves janë shtuar në garën për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar shqiptar, që në gjysmën e parë të sezonit në Premier League, ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Southampton.

Pikërisht “shenjtorët” kanë trokitur të parët në zyrat e Chelsea-t, duke treguar gatishmërinë të paguajnë deri në 40 milionë euro për të blerë kartonin e Brojës, që është në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa tani mediat angleze zbulojnë se në garë janë përfshirë edhe klube të tjera.

Sulmuesi shqiptar ka spikatur jo vetëm me 7 golat e shënuar në 21 ndeshje, por mbi të gjitha me performancën e tij, që ka ardhur në rritje nga java në javë dhe së fundi ishin mbrojtësit e Manchester City-t që konfirmuan vështirësinë e të kontrolluarit të Brojës.

Leeds United po vuan jo pak mungesën e Patrick Bamford, ashtu si Everton që verën e ardhshme pret t’i largohen si Calvert-Lewin, ashtu edhe Richarlisson, ndaj shohin te bomberi kuqezi, emrin ideal për të udhëhequr repartin ofensiv.

Nga ana tjetër, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl deklaroi se “shenjtorët” kanë mbajtur fjalën që i kanë dhënë Brojës dhe presin që ai t’ua shpërblejë, duke firmosur një transferim përfundimtar në klubin me qendër në “St. Mary’s Stadium”.

Tani topi është në këmbët e drejtuesve të Chelsea-t, që do të duhet të zgjedhin nëse do ta rikthejnë në “Stamford Bridge” për t’i besuar udhëheqjen e sulmit, apo do të vijojnë të këmbëngulin te Lukaku dhe të shesin Brojën për të arkëtuar një shifër prej rreth 35-40 milionë paundësh.

Broja “fal” Citizens, të gjitha momentet pikante të sulmuesit kuqezi (video)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...