Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shtohen problemet për Milan-in, dy titullarë trembin Pioli-n

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e Lecce-s këtë fundjavë, me skuadrën e Pioli-t që në fund u mjaftua me një pikë edhe pse pjesën e parë e mbylli me avantazhin e dyfishtë.

Jo vetëm rezultati, por tani Pioli vuan edhe dëmtimet, kjo pasi Leao u largua nga fusha në minutat e para, por shqetësime ka ndjerë edhe Calabria.

Lexo edhe: 

Pas ndeshjes, testet mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin e Leao-s, me portugezin që vuan një problem në kofshën e djathtë, ndërsa gjatë fillimit të javës do të kryejë të tjera vizita mjekësore për të kuptuar më shumë mbi dëmtimin.

Në krahun tjetër, Calabria vuan nga mbingarkesa fizike dhe nuk pritet të jetë diçka serioze, nisur nga fakti se kapiteni i Milani-t është grumbulluar edhe me përfaqësuesen e Italisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese EURO2024.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...