Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shtohen telashet te Partizani, pa mesfushë ndaj Kukësit

Vendimi më i fundit i Komisionit të Disiplinës, për pezullimin e mesfushorëve të Partizanit Idriz Batha dhe Lorenc Trashi, ka shtuar telashet për klubin e kuq.

Në prag të sfidës me Kukësin, në plan për t’u luajtur të hënën në orën 18:00, stafi teknik i të kuqve, krahas Trashit dhe Bathës, duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Bruno Telushit, që vuan nga një dëmtim dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 6 javë .

Natyrisht që këto mungesa peshojnë shumë, pasi bëhet fjalë për 3 futbollistë titullarë, që mbajnë peshën e repartit, por edhe të ekipit.Aktualisht vetëm Esat Mala ka mbetur në dispoziciopn nga titullarët, ndërsa mund të ketë hapësira për Milan Culum dhe Emran Ramadanin.

E si të mos mjaftonin problemet në mesfushë, Partizani do të vuajë edhe mungesat e Bardhit dhe Prognit, që së fundi kanë mbajtur peshën e sulmit, ndërsa Edgar Çani vështirë se do të arrijë të vihet në dispozicion të stafit teknik.

Sfida me Kukësin është vërtetë e rëndësishme për Partizanin, pasi luhet një pjesë e mirë e objektivit të vetëm të mbetur, pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe një rezultat negative, do të komplikonte pozitat e të kuqve.

Disiplina ‘ndëshkon’ Partizanin, pezullohen Trashi e Batha

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...