Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shtohet konkurrenca për Locatellin, Guardiola e do me ngulm te Man. City

Manuel Locatelli është një nga mesfushorët që po spikat më së shumti në kampionatin italian dhe Pirlo e dëshiron me patjetër në Juventusin e tij, por edhe klubet milaneze janë gati të paguajnë për kartonin e 22-vjeçarit.

Për të tretin sezon me radhë, Locatelli është shndërruar në një titullar dhe lider i Sassuolos, ndërsa këtë vjeshtë fitoi një vend edhe në formacionin e kombëtares italiane, duke bindur plotësisht Mancinin me performancën e tij.

Menaxheri i tij pranoi se në verë Locatelli ishte shumë pranë transferimit te Juventusi, por negociatat dështuan në fund, pasi klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët mbi vlerën e kartonit, ndërsa tani gara për mesfushorin është rihapur sërish.

Këtë herë përveç tre klubeve të mëdha italiane, interes të fortë po shfaq edhe Manchester City i Pep Guardiolës, që është gati të kënaqë pretendimet e Sasasuolos me një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh.

Me Fernandinhon që po luan sezonin e fundit për shkak të moshës dhe Rodrin që nuk ka grintën e duhur për të luajtur para mbrojtjes, trajneri spanjoll sheh Locatellin si futbollistin ideal për atë pozicion dhe ka udhëzuar drejtuesit t’ia vënë në dispozicion me çdo kusht.

Manuel Locatelli u rrit në ekipet e moshave të Milanit dhe debutoi me kuqezinjtë në sezonin 2016-2017, ndërsa në verën e 2018-ës iu bashkua Sassuolos, ku edhe ka luajtur rregullisht e është rritur ndjeshëm në të gjithë aspektet.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...