Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shtohet presioni mbi Simeonen, një kampion Europe synon stolin e Atleticos

Atletico Madrid po vuan këtë sezon. Skuadra ka mbetur pa Europë pas eliminimit nga Champions League (e mbylli në vendin e fundit në grupin B), ndërkohë që në La Liga renditet në vendin e pestë me 24 pikë, 13 më pak se Barcelona kryesuese.

Pozitat e Diego Simeones janë lëkundur, tifozët mendojnë se ka ardhur momenti për një ndryshim në stol pas 11 vitesh dhe në skenë kanë dalë disa emra si Luis Enrique apo Mauricio Pochettino, por jo vetëm.

Shtypi iberik shkuan se në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit “Colchoneros”, është edhe Thomas Tuchel, i cili u shkarkuar nga Chelsëa në ditët e para të shtatorit. 49-vjeçari gjerman ka një eksperiencë të madhe.

Ai ka drejtuar skuadra si Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea, duke ia dalë të fitojë trofe më të trija. Me verdhezinjë gjermanë fitoi Kupën e Gjermanisë, në Francë u shpall dy herë kampion, ndërsa Chelsea e udhëhoqi drejt suksesit në Champions League.

Tuchel kërkon të kthehet në stol dhe ideja e marrjes së drejtimit të Atleticos e tundon jo pak, por për momentin skuadra vazhdon të ketë trajner “El Cholo” Simeonen, i cili drejton kryeqytetasit prej dhjetorit të vitit 2011.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...