Kategoria Superiore

Shtubina: Laçi ka të ardhme, Europa e arritshme

Kualitet dhe eksperiencë. I transferuar në merkaton e Janarit, Ndirçim Shtubina pritet të jetë vlera e shtuar e Laçit, që pavarësisht skuadrës me moshën më të re ka mahnitur në këtë sezon, duke e mbyllur gjysmën e parë të kampionatit në vendin e tretë në renditje, përpara Kukësit dhe Partizanit pretendent. E ardhmja e kurbinasve duket e garantuar, fakt tek i cili ka besim edhe Shtubina.

Ndriçim Shtubina

“Tashmë ndihem mirë, sepse jam afruar edhe me shokët. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo skuadër ka shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Besoj që e ka të ardhmen të garantuar dhe do të bëjmë një sezon të mirë”.

Presioni që lind si rrjedhojë e faktit se është futbollisti me më tepër eksperiencë dhe blerja më e rëndësishme është i natyrshëm, por shkodrani nuk trembet nga sfida dhe mendon të kthehet në formën optimale.

Ndriçim Shtubina

“Skuadra i ka sytë nga unë, sepse kam ardhur ta ndihmoj ekipin. Është pak siklet, por kam një moshë që nuk e ndjej presionin. E vetmja gjë që më duhet është të marr ngarkesën në stërvitje dhe ta marr gradualisht që mos të ngutem”.

Me mbijetesën që duhet siguruar sa më shpejt, Shtubina beson se Laçi i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të befasojë dhe të pretendojë një vend në kupat e Europës.

Ndriçim Shtubina

“Europa? Besoj që po, sepse në Shqipëri diferencat janë të vogla dhe fiton ajo skuadër që ka më tepër dëshirë dhe që vrapon më shumë”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency