Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shtubina, “Messi i Vllaznisë”, përballë të shkuarës

Në vitin 2009 Ndriçim Shtubina do të shënonte  golin e avantazhit të përkohshëm ndaj Sligo Rovers në sfidën e kthimit të raundit të parë eliminator në Kupën UEFA, pikërisht në “Loro Boriçi”, një realizim që çoi peshë publikun vendas, i cili në atë periudhë ëndërronte gjëra të mëdha. Madje epiteti për numrin 10 ishte deri diku i tepruar, duke e krahasuar atë me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin. Megjithatë, gjërat në Shkodër nuk shkuan në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të kuptimtë kjo ndodhi edhe me vetë futbollistin. Ndriçim Shtubina zgjodhi të provonte shijen e trofeut fillimisht në Vlorë në sezonin 2011-2012 dhe në pjesën e parë të këtij edicioni në Kukës për të mbrojtur titullin kampion. Fati nuk ishte me futbollistin, që me sa duket rolin e protagonistit e ka patur pikërisht në shtëpi, me ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë. I larguar me polemika gjatë verës së shkuar për mungesë respekti ndaj kapitenit, tashmë Shtubina do të përballet me Vllazninë në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij aktuale, Laëin. 38 nga 40 golat e shënuar në kampionat, i ka me skuadrën e qytetit të tij, ndërkohë që së fundmi ka shijuar edhe golin e parë sezonal me fanellën e Laçit ndaj Luftëtarit. Për të Vllaznia ka qenë gjithmonë një çështje zemre, por si profesionist ka bërë më të mirën për ekipin ku aktivizohet, edhe pse në 90-minutëshin e javës së 22-të kërkon t’u dërgojë një mesazh ish-drejtuesve që nuk besuan për ta mbajtur më tej në skuadër. Tifozët shkodranë do të shohin se si “Messi” i Vllaznisë do të përpiqet të ndëshkojë skuadrën e tyre.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...