Premier League

Shtyhet derbi i Londrës Veriore, shkak numri i lartë i të infektuarve me Covid-19

Shtyhet derbi i shumëpritur i Londrës Veriore. Sfida mes Tottenham dhe Arsenal në program për t’u luajtur të dielën në orën 17:30 është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar pasi Federata Angleze e Futbollit ka pranuar kërkesën e “topçinjëve” të cilët për shkak të Covid-19, dëmtimeve, skualifikimeve dhe grumbullimit të lojtarëve në Kupën e Afrikës kishin në dispozicion për këtë ndeshje vetëm 13 futbollistë në total dhe një portier. Kërkesa e Arsenalit është pranuar dhe ndeshja do të luhet një datë tjetër, duke shtuar telashet për Tottenhamin e Contes që tashmë do të ketë 4 ndeshje për të rikuperuar në kampionat.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency