Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shtyhet edhe Copa America, do të luhet si Europiani

Koronavirusi ndryshon kalendarin europian, por edhe atë të Amerikës së Jugut. Disa minuta pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen në verë të vtit 2021 të Europianit, mbërriti edhe vendimi i CONMEBOL  (Konfederata Amerikano-jugore), që konfirmoi zyrtarisht shtyrjen e “Copa America 2020”, e planifikuar për t’u zhvilluar në Argjentinë dhe Kolumbi. Edhe ky event do të luhet pas një viti, në të njëjtat data si Kampionati Europian (11 qershor-11 korrik)

“Pas përhapjes në mbarë botën të Coronavirusit dhe me qëllim ruajtjen e shëndetit të futbollistëve të Amerikës së Jugut, Conmebol-i shtyn festimin e edicionit të 47-të të Copa America nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021”, – shkruhet në njoftim.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...