Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shtyhet ndeshja hapëse e kampionatit francez, shkak disa të infektuar te Marseille

Kampionati francez ishte një prej atyre që nuk rifilloi më që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë, pasi autoritetet vendosën ta mbyllin para kohe sezonin për të mos rrezikuar më shumë me përhapjen e koronavirusit.

Ky vendim shkaktoi polemika të shumta, ndërsa tani prej disa javësh klubet franceze kanë nisur punën për t’u përgatitur për sezonin e ri, që është planifikuar të startojë këtë të premte, me përballjen Marseille-St. Ettiene.

Megjithatë edhe sezoni i ri nuk mund të fillojë normalisht, pasi drejtuesit e Ligue 1 kanë vendosur të shtyjnë ndeshjen hapëse të kampionatit, duke qenë se klubi i Olympique Marseille ka raportuar për katër raste me koronavirus.

Edhe klubi i Nimes ka raportuar sot për dy raste me koronavirus, ndërsa ende nuk dihet fati i ndeshjes së saj ndaj Brest, parashikuar për t’u zhvilluar të dielën. Gjithsesi deri tani nga klube të ndryshme franceze janë raportuar plot 37 futbollistë pozitivë dhe kjo ka komplikuar jo pak situatën në prag të nisjes së sezonit të ri.

Mediat sportive në Francë, duke cituar autoritetet, raportojnë se po merren në konsideratë edhe shtyrja e nisjes së sezonit, vendim ky që mund të vijë në 2-3 ditët e ardhshme, pasi të gjithë klubet janë bërë gati të zbresin në fushë këtë fundjavë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...