Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shtyrja e ndeshjeve, s’gjenden data të lira për Juventusin dhe Interin

Zhvendosja në kohë e ndeshjeve në Itali, për shkak të panikut të përhapur nga Coronavirusi, rrezikon të shkaktojë një kaos tek skuadrat e Serisë A. I njëjti vendim është marrë edhe për 2 ndeshjet e Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, dhe tashmë duket shumë e vështirë manovrimi i Federatës Italiane të Futbollit për të gjetur data të lira, që të gjithë këto sfida të shtyra të luhen në javët në vazhdim.
Dy ekipet që rrezikojnë ta ngarkojnë veten janë Juventusi dhe Interi. Derbi i Italisë mund të luhet në fundjavë, ndërsa bardhezinjtë më datë 13 mars do të sfidojnë Bolognan dhe më datë 17 është parashikuar sfida e kthimit, në Champions, kundër Lyonit, dhe më pas, më 21 të po këtij muaji është përballja me Leccen.

Prilli gjithashtu pritet të jetë i ngarkuar për “Zonjën e Vjetër”, që do ta nisë muajin me transfertën e Genoas dhe nëse ka arritur të sigurojë kualifikimin, do të ketë edhe ndeshjet në Champions. Maji ofron të njëjtin problem, sfida kampionati, të Kupës së Italisë dhe në Champions.

Për Interin është i njëjti problem. Nëse do të sfidojnë Juventusin në fundjavë, zikaltrit më datë 12 mars do të përballen me Getefen në Europa League. Vetëm pak ditë më pas vjen dueli me Sassuolon dhe sfida e kthimit me Getafen. Marsi kompletohet me takimin ndaj Parmës. Nëse avancon në Europa League, njësoj si Juventusi, ngarkesa do të jetë e lartë. Për të dyja skuadrat duket shumë e vështirë që të gjenden data të lira për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...