Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shuhet Robert Jashari, Duka: Humbëm një personalitet të madh

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Robert Jashari, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe kombëtares shqiptare (7 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë).

Jashari luajti gjatë gjithë karrierës me “Demat”, duke ia dalë të shpallet tre herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Pas tërheqjes nga futbollit, Jashari punoi si trajner i ekipeve të Dajtit, 31 Korrikut të Burrelit dhe Kastriotit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë lajmin e trishtë në një postim në rrjetet sociale, aty ku ngushëllon familjarët dhe miqtë e një prej sulmuesve më të mirë talentuar që ka nxjerrë futbollit shqiptar.

Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60. Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar në rrjetet sociale.

[quiz-cat id=”297408”]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...