Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shuhet vëllai i Maradonës, u gjet i pajetë në shtëpi pas arrestit kardiak

Pas më shumë se një viti pas ndarjes nga jeta e Diego Armando Maradonës, ditën e martë ka ardhur edhe lajmi për vdekjen e vëllait të tij të vogël, Hugo Maradona. 52-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Napoli teksa mësohet se arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta është bërë arresti kardiak.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në të kaluarën e tij, edhe Hugo Maradona ka qenë pjesë e botës së futbollit teksa është aktivizuar me Ascolin në Itali si dhe me Rayo Vallecanon në Spanjë apo edhe me Rapid Vienna në Austri, megjithatë pa arritur në nivelet e vëllait të famshëm.

Ndërkaq, problemet e tij me zemrën janë shfaqur edhe në të kaluarën teksa Maradona kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2008. Megjithatë, edhe pse besohej se gjendja e tij shëndetësore ishte mëse optimale, arresti kardiak ka rezultuar fatal për vëllain e legjendës argjentinase.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...