Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shulku mbledh trajnerët e skuadrave kombëtare

Trajnerët e ekipeve kombëtare të futbollit, që nga U-15, e lart, me prezencën edhe të trajnerit të skuadrës kombëtare A, Christian Panucci, zhvilluan sot një takim koordinues pune në selinë e FSHF-së.

Nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku, kjo tryezë shërbeu për koordinimin e vazhdueshëm të punës së ekipeve kombëtare të moshave, ku vetë Shulku garantoi predispozicionin maksimal të Federatës për të gjitha stafet pa përjashtim. Vazhdimi i strategjisë për ekipet kombëtare, dhe një rakordim i plotë në çdo aspekt ka qenë edhe boshti i diskutimeve.

Nga ana e tij, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Christian Panucci theksoi përpara kolegëve të tij që drejtojnë ekipet e moshave që, ajo qe vlen më shumë është bashkëpunimi dhe komunikimi me klubet për talente të veçantë të evidentuar nga ata vetë, kjo edhe për faktin se aty (në klube) lojtarët kanë edhe kohën më të madhe për të punuar, ndërsa në ekipet kombëtare koha e grumbullimit është e limituar.

Ata lojtarë pikërisht në klube kanë edhe periudhën më të madhe të stërvitshmërisë dhe përgatitjes tekniko-taktike, por edhe fizike.Sekretari i përgjithshëm Shulku garantoi se FSHF është ne suport dhe gatishmëri për të realizuar të gjitha programet vjetore të trajnerëve të ekipeve kombëtare me skuadrat e tyre, por insistoi shumë te rakordimi mes stafeve dhe për ecurinë e lojtarëve gjithmonë në shërbim të ekipeve respektive, por me qëllimin final për furnizimin e ekipit kombëtar A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...