Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shumë larg Europës, Pogba firmos në…Indi

Vëllai i madh i Paul Pogba, Florentin Pogba ka mbyllur aventurën e tij në Francë, me Sochaux për të provuar një eksperiencë të re, larg Europës, në kampionatin indian me skuadrën e ATK Mohun Bagan.

Kjo është hera e dytë që ai largohet nga “kontinenti i vjetër”, pas eksperiencës 12 mujore në MLS, USA me Atlanta në vitin 2019.

Më parë Pogba ka luajtur në elitën e futbollit francez me St. Etienne për 5 sezone, ndërsa në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Sochaux në Ligue 2, skuadër me të cilën luajti 65 ndeshje në total.

Mbrojtësi 31-vjeçar, i cili ndryshe nga vëllai Paul, luan për kombëtaren e Guineas, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare në Indi me skuadrën nga Kolkata.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...