Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shumë larg PSG-së, ja ku mund të luajë Ramos sezonin e ardhshëm

Kalimi te Paris Saint-Germian verën e kaluar nuk rezultoi siç pritej nga Sergio Ramos. Dëmtimi që kishte marrë e pengoi spanjollin që të luante dhe të tregonte formën e tij në Ligue 1.

Megjithatë tashmë duket se e ardhmja e mbrojtësit është larg Francës, me LA Galaxy nga kampionati amerikan i MLS, që duket i interesuar për të.

Ramos ka luajtur në vetëm 5 ndeshje që nga kalimi te PSG, pra në rreth shtatë muaj, dhe ai konsiderohet si një dështim te parizienët.

Megjithatë “Foot Mercato” raportoi të hënën se klubi amerikan Los Angeles Galaxy është duke e ndjekur me vëmendje Sergio Ramos dhe madje ka nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit spanjoll, i cili ka kontratë deri në qershor të 2023-shit me PSG-në.

Mbetet për t’u parë nëse një largim përtej Atlantikut do të jetë i mundshëm në fund të sezonit për ish-lojtarin e Real Madridit.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...