Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shumë para për Bellingham, Reali gjen zgjidhjen nëpërmjet Milanit

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të bëjë skonto për Jude Bellingham. Gjermanët e kanë vendosur se kushdo që kërkon shërbimet e talentit britanik, do të duhet të paguajë plot 150 milionë euro. Kjo shifër “trembi” Liverpoolin me trajnerin e The Redsave, Jurgen Klopp që deklaroi tërheqjen e klubit anglez nga gara për 19-vjeçarin. Tashmë, në duel janë Manchester City dhe Real Madrid.

Spanjollët e pëlqejnë së tepërmi Bellingham, por edhe për një si Florentino Perez 150 milionë euro janë shumë. Megjithatë, madrilenët nuk janë dorëzuar dhe po punojnë të gjejnë zgjidhjen e duhur dhe më të përshtatshme. Ideja e fundit e “Los Blancos” është përfshirja në tratativa e Brahim Diaz. Lojtarit që është në pronësi të Real Madrid dhe që luan aktualisht si i huazuar tek Milani.

Lexo edhe:

Fantazisti është mjaft i vlerësuar për paraqitjet e tij me kuqezinjtë, megjithatë te Reali janë të gatshëm t’ia heqin nga duart italianëve dhe ta transferojnë në Gjermani për të ulur disi çmimin për Bellingham. Një operacion i ndërlikuar, por te Reali do të provojnë gjithçka për të kryer transferimin e lojtarit anglez në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...