Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shumë tension për një gol, Brazili mposht Uruguain

Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Uruguait, e luajtur në “Emirates Stadium” të Londrës, përfundoi me fitoren minimale 1-0 për 5 herë kampionët e botës.

Pjesa e parë u kontrollua nga brazilianët, veçanërisht deri rreth minutës së 30’, kur Neymar me shokë i shkuan disa herë pranë golit të avantazhit, por pa ia arritur dot.

Me kalimin e minutave, tensioni në fushë po rritej, ndërkohë që të dy skuadrat kërkonin të gjenin golin e fitores në një sfidë që kurrsesi nuk mund të ishte vetëm miqësore.

Në minutën e 76’ arbitri vendos të akordojë një penallti për Brazilin, ndërsa reagimi i uruguaianëve është vërtetë i ashpër, me Suarez dhe Cavanin që kërkojnë llogari për një faull në dëm të tyre, në nisje të aksionit.

Penalltinë e ekzekuton Neymar, që gjuan saktë dhe kalon Brazilin në avantazh, ndërsa uruguaianët humbin toruan dhe shkaktojnë disa faulle të rënda radhazi.

Në një prej tyre, Edison Cavani nuk kurseu shokun e skuadrës te Paris Saint Germain, Neymar, të cilin e “përplasi” në tokë, ndërsa më pas i tensionuar shkoi ta ngrejë në këmbë, por mori një vështrim aspak aprovues nga braziliani.

Gjithsesi vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit të takimit pa si fituese skuadrën e Tites, që zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë dhe meritoi triumfin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...