Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Si askush tjetër në ligat kryesore, ja cila skuadër nuk ka pësuar asnjë gol këtë sezon

La Liga ka mbyllur javën e katërt, ndërsa Real Madrid kryeson me pikë të plota, 12 të tilla e ndjekur nga Barcelona dhe Villarreal me 10 pikë.

Katalanasit janë rikthyer në “shina” këtë edicion pas ndryshimeve kolosale në merkato, por surpriza e momentin është Villarreal.

“Nëndetësja e verdhë” jo vetëm që po bind, por edhe po vendos rekorde brenda dhe jashtë kufijve të Spanjës.

Skuadra e Unai Emery në katër javët e para të sezonit ka grumbulluar 10 pikë dhe ka shënuar 9 gola, por nuk ka pësuar asnjë, si askush tjetër në 5 kampionatet më të forta të kontinentit.

Villarreal në tre javët e para vetëm ka udhëtuar, ndërsa koleksionoi 7 pikë, duke triumfuar në fusha të vështira si Valladolid dhe Atletico Madrid, ndërsa “ngeci” në një barazim pa gola ndaj  Getafes.

Në sfidën e fundit, në javën e katër, të parën në shtëpi, Villarreal siguroi suksesin e tretë sezonal ndaj Elche-s me rezultatin 4-0.

Një ritëm fantastik dhe shumë premtues, për një skuadër simpatike që tashmë, bazuar në këto statistika mund të ëndërroj për më shumë dhe tani mbetet për t’u parë, se kush skuadër dhe cili lojtarë do të “guxojë” të shënoj të parin gol në portën e argjentinasit Rulli.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...