Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Si dështoi transferimi i Lewandowskit në Serie A, zbulohen arsyet!

Në këtë sezon ai po kalon një moment të artë me Bayern Munich. Është kryegolashënues në Bundesliga dhe Champions League ndërkohë që ka qenë deçiziv edhe te kombëtarja e Polonisë. Karriera e deritanishme e Robert Lewandowskit ka qenë mes vendlindjes së tij dhe Gjermanisë ku ka mbajtur veshur fanellat e dy skuadrave më të rëndëishme në shtetin teuton fillimisht Borussias së Dortmundit dhe më pas Bayern Munich skuadra me të cilat ka fituar shumë trofe si dhe është shpallur disa herë këpuca e artë e Bundesligas. Gjithsesi karriera e Levës mund të kishte patur një tjetër rrjedhë pasi në moshën 21-vjeçare kur ishte pjesë e Lech Poznan, Leëandoëski mund të ishte transferuar te Genoa në Serie A. Klubi i Enrico Preziosi i ndjek me shumë vëmendje talentet që dalin nga futbolli polak dhe treguesi i kësaj është firma me Piatek.

Në vitin 2010-të Lewandowski i cili kishte shënuar 18 gola në 28 ndeshje me Lech Poznan në kampionat dhe 2 gola në Europa League ishte shumë pranë transferimit te Genoa. Drejtuesit e klubit të Serie A arritën akordin me menaxherin e futbollistit që Leva të bëhej partneri i Rodrigo Palacios në sulm te Genoa dhe madje kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore. Ekzistojnë disa versione se pse operacioni dështoi papritur.

Disa flisnin për një problem, që lidhej me komisione tepër të larta, të tjerët për një përpjekje të klubit polak për të rritur çmimin, apo se presidenti Preziosi nuk mbeti i mrekulluar nga fiziku i lojtarit. Më pas Genoa firmosi me Luca Tonin një futbollist i konfirmuar ky në atë periudhë ndërsa Leva po gjatë asaj vere u transferua te Borussia Dortmund për 4 milionë euro. Që Genoa gaboi këtë e treguar koha dhe karriera e Robert Lewandowskit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...