Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Si flitet ashtu për klubin tënd? Conte e bëri kastile, ju tregoj pse”

Antonio Conte e përjetoi keq barazimin 3-3 që Tottenham regjistroi në fushën e Southampton. Edhe pse ishin në avantazh të dyfishtë, Spurs nuk ia dolën të menaxhonin minutat e fundit dhe u mjaftuan me një pikë.

Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër. Ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje.

Klubi ka përgjegjësi për merkaton. Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi. Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion.

Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë. Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën”, shpërtheu trajneri italian.

53-vjeçarit i përfundon kontrata me klubin anglez në fundin e sezonit. Mes palëve nuk është arritur akordi për rinovimin. Në lidhje me deklaratat pas sfidës ndaj “Shenjtorëve” ka reaguar Jamie Carragher.

Legjenda e Liverpoolit nuk u përmbajt aspak ndaj Contes. “Ai dëshiron të shkarkohet gjatë kësaj periudhe pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Tottenham duhet ta marrë që sonte këtë vendim.

LEXO EDHE:

Është e drejtë ajo që thotë se Spurs nuk fitojnë prej vitesh, por nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për klubin tënd. Sidomos kur përfiton atë pagë që përfiton.

Arsenali u rendit poshtë Tottenhamit sezonin e kaluar. Rritja e Arsenalit këtë sezon, i shkatërron plotësisht shumë prej argumenteve të Contes”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...