Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Si i ati dhe i biri, Mick Schumacher pilot rezervë te Ferrarit

GP GERMANIA F1/2019 - DOMENICA 28/07/2019 credit: @Scuderia Ferrari Press Office

A do të ketë sërish një Schumacher në timonit e një Ferrari në Formula 1? Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick do të jetë një nga pilotët rezervë të ekipit Maranellso në sezonin 2022 të Formula 1, si dhe do të konkurrojë me Haas. Njoftimi u bë nga drejtori i skuderisë italiane, Mattia Binotto:

“Nuk duhet të harrojmë se ai tashmë është një pilot i Ferrarit: është pjesë e akademisë sonë të pilotëve dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit. Nëse jeni pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do të keni mundësi”.

Binotto dhe Ferrari po fokusohen tek rritja Mick, i cili këtë vit e mbylli Botërorin në vendin e 19-të dhe pa pikë, por në timonin e një makine Haas jo fort të besueshme: “Ai bëri mirë dhe pati përparime, jo ​​vetëm në konsistencë por edhe në shpejtësi”, – shpjegoi Binotto.

Mick, i cili do të mbushë 23 vjeç më 22 mars, do të marrë rolin e pilotit rezervë dhe për këtë arsye, nëse një nga dy drejtuesit kryesorë të ekipit të lëndohet, do të jetë pikërisht djali i legjendës që do ta zëvendësojë gjatë 23 Çmimeve të Mëdha të sezonit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...