Merkato

Si Juventusi refuzoi Kante në verë, zbulohet prapaskena e merkatos

Juventusi shiti Matthijs De Ligt te Bayern Munchen në merkaton e verës. Marrëveshja mes dy klubeve u arrit mbi bazën e 67 milionë eurove + 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Qendërmbrojtësi holandez firmosi një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, por e ardhmja e tij mund të ishte në Premier League.

CBS Sports zbulon se Chelsea tentoi shërbimet e 23-vjeçarit, duke i propozuar “Zonjës” një shkëmbim mes lojtarit tulipan dhe N’Golo Kante, mesfushorit francez.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit italian refuzuan një shkëmbim të tillë dhe më pas e shitën De Ligt te Bayern Munchen, që siguroi një përforcim me vlera në prapavijë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency