Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Habitet Timo Werner: S’i kuptoj tifozët e Chelsea-t si më mbështesin akoma

Timo Werner u transferua në verën e vitit 2020 nga Leipzig te Chelsea për shumën e 53 milionë eurove. Sulmuesi gjerman nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me golin gjatë aventurës londineze.

Pavarësisht kësaj, 23-vjeçari gjerman vlerëson shumë mbështetjen e tifozëve anglezë në prononcimin e dhënë për Premier League Productions, duke deklaruar se ka mbetur i mahnitur nga dashuria e tyre.

Ndonjëherë as unë nuk e di pse tifozët po më mbështesin kaq shumë, sepse si sulmues padyshim që dua të shënoj sa më shumë gola, por ndonjëherë më mungon goli dhe humbas raste të thjeshta.

Duhet të jem i sinqertë në lidhje me këtë temë. Gjithsesi, unë mendoj se është shumë argëtuese të luash përpara tifozëve të Chelsea dhe mbështetja e tyre më bën edhe më të fortë, sidomos kur nuk shënoj dhe humbas raste të pastra.

Ata janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Unë përpiqem të jap maksimumin tim në çdo ndeshje dhe t’i bëj të lumtur tifozët tanë. Ndihem krenar kur ata thërrasin emrin tim në stadium”, deklaroi Werner.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...