Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Si një kombëtare afrikane mund të fitojë Botërorin, Mourinho zbulon “recetën”

Asnjë kombëtare afrikane nuk ka fituar Kupën e Botës deri tani. Arritjet më të mëdha i kanë Senegali, Gana dhe Kameruni, që kanë arritur deri në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka një thirrje për FIFA-n. “Special One” beson fort se nëse ky rregull aplikohet, atëherë do të vijë ditë që trofeu i Kupës së Botës do mbërrijë një ditë edhe në Afrikë.

Afrika është e barabartë me të gjithë, dua që bota ta shohë dhe kuptojë një gjë të tillë. Afrikanët nuk janë pas të tjerëve në lidhje me talentin. Ata zotërojnë talentin për të fituar çdo kompeticion. Përveç faktit që shumica e lojtarëve të tyre më të mirë janë të shpërndarë nëpër botë dhe luajnë për vende të tjera, jo për atdheun e tyre.

E di që shumë nuk do të bien dakord në lidhje me këtë pretendim që po paraqes, por FIFA duhet t’i rregullojë gjërat duke refuzuar që lojtarët të përfaqësojnë vende të tjera. Kjo do i bënte turnetë e FIFA-s më konkurruese dhe jo të njëanshme. Kështu edhe kombëtaret afrikane do kishin shansin të fitonin një Kupë Bote”, deklaroi Mourinho.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...