Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Si të bllokoni Haaland? Ish-futbollisti u jep “recetën” mbrojtësve të Premier League

10 gola në gjashtë ndeshjet e para të Premier League, rekorde të reja dhe shumë mbrojtës të dorëzuar. Ky është bilanci i deritanishëm për Erling Haaland në elitën e futbollit anglez me fanellën e Manchester City. Norvegjezi është një makineri golash, ndërsa mbrojtësit kundërshtarë ende nuk kanë një “armë” për ta ndalur sulmuesin shtatlartë. Megjithatë, në ndihmë të mbrojtësve të Premier League vjen një si Jaap Stam. Holandezi që në të kaluarën e tij ka luajtur si mbrojtës, thekson se për të limituar Haaland duhet të luash në mënyrë agresive.

“Ndaj Haaland duhet të tregohesh shumë agresiv dhe duhet të luash në gjysmëfushën e Cityt. Duhet që një nga mbrojtësit të qëndrojë shumë pranë me Haaland dhe të mundohet ta nxjerrë jashtë loje. Sidomos kur skuadra humbet topin, nuk duhet lejuar që topi të shkojë tek Haaland sepse rrezikon shumë nëse luan një kundër një ndaj tij, pa harruar që pas kurrizit të mbrojtësit ka shumë hapësirë.

Në këtë formë, skuadra do të vendosej në vështirësi të mëdha, ndaj duhet të tregohesh agresivë. Nëse do të ishte në dorën time, atëherë do të vendosja një mbrojtës që të luante agresivisht ndaj Haaland dhe një tjetër që do të duhej të mbulonte hapësirat”, tha ish-mbrojtësi i Manchester United.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...