Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Si u tall gjyqtari me Mohamed Salah, episodi që po diskutohet pafund në rrjet

Gjyqtar i finales së Kupës së Kombeve të Afrikës, Victor Gomes, është vënë në qendër të kritikave për një veprim të tijin ndaj sulmuesit të Egjiptit, Mohamed Salah.  Kryesori nga Afrika e Jugut, në një moment të lojës, i drejtoi “bilbilin” dhe kartonët që mbante në xhep “yllit” të Egjiptit, i cili po kundërshtonte për një vendim.

Salah kaloi një mbrëmje zhgënjyese në Kamerun, teksa skuadra e tij humbi finalen e së dielës ndaj Senegalit të shokut të tij të skuadrës te Liverpooli, Sadio Mane, që shënoi penalltinë fituese.

Gjatë pjesës së parë të sfidës së luajtur në Yaounde, Salah po ankohej për një goditje dënimi që i ishte dhënë Senegalit. Zyrtari Victor Gomes e ironizoi duke e pyetur nëse Salah mendonte se mund të bënte më mirë këtë punë.

Reagimet e tifozëve të futbollit në rrjetet sociale kanë qenë shumta dhe plot humor. Një fans shkroi në Twitter: “Kjo është njësoj sikur mësuesi t’i thotë nxënësit: “Pse nuk vjen për ta shpjeguar ti mësimin, kur flet kaq shumë në klasë?”

Një tjetër shkruan: “Këtyre burrave nuk u intereson se kush jeni”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...