Sidibe gjen skuadrën e re, bashkohet me ish-klubin e Lilajt

Pas dështimit me skuadrën e Dinamos, Lancinet Sidibe është transferuar në Izrael për t’u bashkuar me skuadrën e Ness Ziona
Mesfushori ishte titullar te “blutë” në sezonin që u mbyll, megjithatë ai së bashku me pjesën tjetër të ekipit nuk mundën ta mbanin Dinamon në elitë.
Pas përfundimit të kësaj eksperience 25-vjeçari ka zgjedhur që ta vazhdojë rrugëtimin e tij në Izrael, te ish-klubi i Sabien Lilaj, me korçarin që kaloi sezonin 2019-2020 përpara se të kalonte te Prishtina.
