Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Sigal Prishtina e nis me fitore FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore aventurën e saj te re në FIBA Europe Cup. Kryeqytetasit fituan në sekondat e fundit dramën ndaj belgëve të Belfius Mons-Hainaut, me rezultat 74-72. Vendimtar ishte qendra Lis Shoshi i cili në sekondën e fundit shfrytëzoi pasimin e Dardan Berishës për të shënuar pikët e fitores. Në fakt fundi ishte dramatik edhe pse gjatë ndeshjes, sidomos në pjesën e parë dukej që Sigal Prishtina me lehtësi do të triumfonte. Që në çerekun e parë, skuadra e Ahmed Kandemir filloi të shmangej duke krijuar epërsi deri në 10 pikë, madje ne çerekun e dytë shkoi deri në 13 pikë. Belfius Mons-Hainaut, të udhëhequr nga amerikani, Juvonte Reddic, kthësen e bënë në çerekun e 3-të, duke regjistruar seri të pikëve prej 14-0, nga disavantazhi 30-43, morrën epërsinë 44-43.

Gjatë kësaj periudhe 5 minutëshe Sigal Prishtina nuk shënoi asnjë pikë. Pavarësisht kësaj rënje, bardhë e kaltërit gjetën forcë për tu kthyer. Basketbollistët vendor ishin më të merituarit për këtë fitore, Lis Shoshi dhe Drilon Hajrizi shënuan nga 14 pikë, Alban Veseli 13, ndërsa Dardan Berisha shtoi 11 pikë. Deri në çerekun e fundit rezultati ishte shumë i ngushtë dhe epërsia shkonte herë të njera herë te skuadra tjetër. 30 sekonda pa përfunduar ndeshja rezulati ishte i barabartë 72-72. Dardan Berisha ishte organizator i aksionit të fundit të Sigal Prishtinës, pas një depërtimi në trapez gjeti të lirë Lis Shoshin në krahun e majtë që ishte i saktë për 2 pikë. Pas kësaj fitore kryeqytatasit udhëheqin grupin G së bashku me turqit e Demir Insaat me nga 2 pikë, ndërsa Belfius Mons-Hainaut dhe Khimik mbesin pa fitore nga ndeshjet e para. Duelin e ardhshëm Sigal Prishtina e luan me ekipin ukrainas Khimik të mërkurën me 25 tetor në Prishtinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...