Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Siguria në stadiume, ekspertët e UEFA-s në Tiranë për vizitë inspektuese para finales së Conference League

Përgatitjet për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, që luhet në Tiranë më 25 maj 2022, kanë sjellë në Tiranë këto ditë një grup ekspertësh të UEFA-s, që janë përgjegjës për çështjet e sigurisë. Në përbërje të delegacionit janë ekspertët e UEFA-s për sigurinë, Lukasz Nalewaj dhe Stephen Thomas si edhe Adrian Dinca, Kryetar i Grupit të Ekspertëve të Sigurisë në Këshillin e Evropës.

Qëllimi i vizitës disa ditore është takimi me drejtuesit e disa institucioneve kyçe për rendin dhe sigurinë, roli i të cilave do të jetë themelor në organizimin e finales së majit të UEFA Conference League. Ky grup ekspertët do të organizojë në vazhdim tre nivele trajnimesh gjatë kësaj vizite inspektuese. Trajnimi i parë është për steward-ët, trajnimi i dytë është për shërbimet e përbashkëta ku përfshihen FSHF, klubet, stadiumi, policia, shërbimi zjarrfikësve dhe shërbimi mjekësor, ndërsa trajnimi i tretë është trajnimi për policinë e shtetit.

Pasi ka zhvilluar takimet me drejtuesit e kompanisë së sigurisë, delegacioni ka zhvilluar ndërkohë edhe një takim me drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike dhe Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili. Në këtë takim është biseduar për organizimin e trajnimeve për Policinë e Shtetit, në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare dhe masat e sigurisë edhe me punonjësit e sigurisë private. Gjithashtu, delegacioni i UEFA do të ndjekë nga afër edhe ndeshjen Tirana – Vllaznia, që do të luhet të shtunën pasdite në stadiumin “Air Albania”, për të vlerësuar dhe analizuar masat e sigurisë dhe problemet dhe mangësitë që do të konstatohen.

Në bashkëpunim me drejtues të Policinë së Shtetit do të shikohen dhe analizohen me shumë kujdes i gjithë procesi i aksesit në stadium, hyrje-daljet dhe kontrollet që bëhen për tifozët. Procesi i organizimit të finales së Conference League është kompleks dhe siguria është një ndër pikat më themelore të mbarëvajtjes së këtij eventi madhor për futbollin europian dhe atë shqiptar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...