Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Siguroi i fundit biletën për në Katar, Bayerni nis ofensivën për sulmuesin e Kombëtares

Marcus Thuram siguroi në “limite” grumbullimin në Botërorin e Katarit me Francën. Didier Deschamps kishte ftuar 25 lojtarë në fillim, ndërkohë që në momentet e fundit vendosi të aktivizonte edhe biletën e fundit, që shkoi për sulmuesin e M’Gladbach.

25-vjeçari ndodhet në formë shumë të mirë sportive dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 10 gola në Bundesliga dhe tre të tjerë të realizuar në Kupën e Gjermanisë. Për lojtarin e lindur në Parma, interesohen prej kohësh Juventusi dhe Interi.

Garës për shërbimet e sulmuesit potent i është bashkuar edhe Bayer Munchen, klub që nuk njeh rivalë kur bëhet fjalë për të siguruar ndonjë lojtar që luan në Bundesliga. Thuram ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach.

Drejtuesit e M’Gladbach janë të gatshëm të heqin dorë prej tij në merkaton e dimrit për një shumë që sillet rreth 10 milionë euro, në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero në verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...