Ligue 1

Siguroi ngjitjen në Ligue 1, presidenti “prish festën” e klubit të Qazim Laçit

Klubi francez i AC Ajaccios, ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, siguroi këtë sezon ngjitjen në Ligue 1, megjithatë nuk mund ta festojë plotësisht këtë arritje.

Kjo pasi presidenti Christian Leca, i cili është në krye të ekipit që prej 2019-ës, njoftoi dorëheqjen nëpërmjet një deklarate zyrtare, duke u larguar nga skuadra në një momënt të rëndësishëm planifikimi për sezonin e ardhshëm.

“Ashtu siç e pata thënë më herët, heq dorë nga përgjegjësitë e mia në klubin e Ajaccios. Falënderoj të gjithë ata me të cilët punova këto vite dhe të gjithë grupin që këtë sezon siguroi rikthimin e ekipit në elitë”, tha ndër të tjera Leca.

Qazim Laçi është një titullar i padiskutueshëm i Ajaccios dhe këtë sezon do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij edhe në elitën e futbollit francez, që është padyshim edhe niveli më i lartë që ai ka luajtur.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency