Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Sikur të isha në vend të Xhakës”, kampioni shqiptar: Do jepja jetën për atë moment

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë vazhdon të komentohet pafund. Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa nuk munguan ofendimet dhe përplasjet e mesfushorit me origjinë shqiptare me lojtarët kundërshtarë, si ata në fushe dhe të tjerët në stol.

Në fund të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës festoi me fanellën e Ardon Jasharit, djaloshit të talentuar që u grumbullua me helvetët në Botërorin e Katarit. Xhaka deklaroi se i kishte premtuar 20-vjeçarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut se do vishte fanellën e tij në fund të takimit.

Ndërkohë, kampioni i njohur i boksit, Robin Krasniqi komentoi sherrin e mesfushorit me lojtarët serbë. Ai u shpreh se i kishte përjetuar me emocione fitoren e Zvicrës dhe paraqitjet e Xhakës dhe Shaqirit, duke theksuar se edhe jetën do ta jepte vetëm të ishte në një moment në vend të Xhakës përballë serbëve.

Kam lindur në atë vend, në Kosovë, dhe emocionet ishin shumë të mëdha gjatë ndeshjes. I kam parë me shumë emocion dhe kisha thënë se gjithçka në jetë do e jepja, vetëm të isha përballë shkive (serbëve)”, deklaroi 35-vjeçari nga Juniku.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...