Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Silverstone, “pista fatale”/ Aksident i frikshëm në F2, jeta e pilotit shpëtohet nga “Halo” (VIDEO)

Dy pilotë të Formula 2 janë përfshirë në një përplasje “horror” në Çmimin e Madh të Britanisë, një ngjarje që mund të kishte shënuar edhe viktima.

Roy Nissany dhe Dennis Hauger u përplasën në xhiron e nisjes në Silverstone këtë të dielë, teksa makina e Hauger kaloi brodurën dhe përfundoi në ajër drejt Nissany.

Automjeti i Hauger u ul mbi rivalin e tij me shpejtësi, përpara se të dyja makinat të ndalonin jashtë pistës. Në mënyrë të pabesueshme, të dy pilotët shpëtuan të padëmtuar dhe përsëritjet e momentit treguan se ishte “Halo”, pajisja e sigurisë e fiksuar në kabinë e prezantuar në Formula 1 dhe Formula 2 në 2018 – që i kishte shpëtuar jetën Nissany.

Pista e Silverstone u kthye në fatale ditën e sotme, pasi ashtu si në Formula 2 edhe në Formula 1, në këtë të fundit pak minuta më parë, ndodhi një aksident i frikshëm që rrezikoi jetën e pilotit kinez Zhou.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...