Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Silvio Zogaj zgjedh Teutën, rinovon edhe portieri Celeski!

Në miqësoren ndaj Kastriotit për Teutën zbriti në fushë për disa minuta edhe sulmuesi lezhjan Silvio Zogaj i cili vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me Vllazninë pas dy sezonesh, vetëm pak ditë më parë. Zogaj ka arritur akordin me Teutën për një kontratë 3-vjeçare dhe është përforcimi më i ri në sulm për skuadrën e Edi Martinit. 23-vjeçari Zogaj në dy sezonet e fundit me Vllazninë mes Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore arriti të realizonte në total 5 gola. Ndërkohë, Teuta ka zgjatur bashkëpunimin me Bobi Celeskin. Portieri 23-vjeçar nga Ohri, pjesë e Teutës prej gushtit të vitit 2018, ka firmosur edhe për një tjetër vit, duke konfirmuar qëndrimin te ekipi durrsak edhe për sezonin e ri, edhe pse ai do të vazhdojë të jetë zëvendësuesi i Stivi Frashërit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...