Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Simeone kërkon të rikthejë Diego Godin sërish te Atletico Madrid

Verën e kaluar Diego Godin refuzoi rinovimin e kontratës me Atleticon e Madridit dhe vendosi të transferohet në Milano, te Interi, ku deri tani nuk ka arritur të shndërrohet në një titullar fiks, pasi nuk po përshtatet dot me skemën me tre në mbrojtje, që aplikon Antonio Conte.

Tekniku italian ka preferuar shpesh herë të riun Bastoni para Godin, ndaj veteran uruguaian po mendon largimin këtë verë, për të luajtur rregullisht dhe për të qenë në formë për kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Së fundi, mediat spanjolle raportojnë se ka qenë trajneri i Atleticos së Madridit, Diego Simeone që ka telefonuar Godin dhe i ka konfirmuar se është i mirëpritur të rikthehet sërish në “Wanda Metropolitan”, ku arriti edhe kulmet e karrierës së tij.

Për mbrojtësin uruguaian, përveç Atleticos së Madridit, interesohen edhe klubet angleze të Manchester United dhe Tottenham, që janë gati t’i ofrojnë një kontratë për të paktën dy sezonet e ardhshme dhe pagë të majme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...