Simeone luan shah me të birin, por nuk njohin as rregullin elementar të lojës

Familja Simeone është duke kaluar pushime në brigjet spanjolle, teksa trajneri i Atleticos së Madridit, Diego ka postuar një foto duke luajtur shah me të birin, Giovanni, kartonin e të cilit e bleu Verona pak ditë më parë, pas një sezoni në huazim.
Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, pasi një baba dhe i biri luajnë shah, por fotoja bëri xhiron e botës për dy arsye. E para që tabela e shahut ishte pozicionuar gabim, ndërsa arsyeja tjetër është se Diego Simeone ishte duke luajtur pa mbretin.
Dihet botërisht që loja e shahut përfundon kur njëri prej lojtarëve arrin të marrë mbretin e kundërshtarit, megjithatë ky rregull nuk vlen për familjen Simeone, që duket se vazhdon betejën deri në gurin e fundit.
