Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Simeone rinovon me Atleticon dhe kërkon Lautaron si dhuratë

Diego Pablo Simeone rinovon me Atletikon e Madridit deri në 2024-ën dhe kërkon nga klubi blerjen e Lautaro Martinez. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja madrilene “As”, që zbulon se “El Cholo” ka gjetur marrëveshjen me klubin spanjoll për të zgjatur edhe për dy sezone të tjera kontratën që skadon në 2022-shin.

Firmat pritet të hidhen ditët e ardhshme, pasi akordi mes palëve është gjetur deri në detajet e fundit. Situata ekonomike e “Los Colchoneros”, ashtu si për të gjithë klubet e goditura nga efektet e pandemisë, është e komplikuar, por Atletiko do të provojë që të plotësojë kërkesat e trajnerit argjentinas.

Simeone mbetet ambicioz dhe përveç mbrojtjes së titullit të sapo fituar në La Liga, kërkon një skuadër që të jetë protagoniste edhe në Champions e pse jo ta fitojë edhe atë, dhe i ka bërë të ditur klubit se kërkon Lautaro Martinez.

Në Itali ndërkohë mediat këmbëngulin se Atletiko i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta agjentit të Martinez, por për momentin Interi nuk e konsideron në merkato.

Nëse do të arrijë te Martinez, tratativa me zikaltërit për Atletikon do të jetë e vështirë pasi klubi italian mund të tundohet nga ideja për ta shitur argjentinasin vetëm për një shifër prej rreth 90 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...