Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Simone Inzaghi te Interi për të zëvendësuar Conten, merr edhe Taren me vete?

Simone Inzaghi te Interi si pasues i Antonio Contes dhe bashkë me të në Milano edhe Igli Tare si drejtor i ri sportiv, është ky një nga lajmet e bujshme që vjen nga Italia. Il Messaggero nga Italia raporton se e ardhmja e Igli Tares lidhet ngushtë me atë të Inzaghit. Marrëdhënia si në punë dhe edhe jashtë saj mes dyshes së njohur është shumë e mirë dhe duan që bashkëpunimi të vazhdojë. Ata mund të transferohen të dy te Interi. Zikaltrit të mërkurën u eliminuan nga Champions League dhe vendi i Conte në krye të skuadrës është vënë seriozisht në rrezik. Inzaghi është një nga kandidatët kryesorë për të marrë stolin zikaltër dhe trajnerin pritet ta ndjekë edhe Tare, për të riformuar dyshen, këtë herë me ngjyra zikaltër. Gjithsesi nëse ky transferim i dyshes së Lazios te Interi bëhet realitet kjo pritet të ndodhë vetëm në verë, sepse ka pak gjasa që Conte të shkarkohet ose të japë dorëheqjen përpara fundit të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...