Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Simoni: Duhet fokus te infrastruktura, Tirana nuk ka fusha futbolli

Portieri i talentuar i Shqipërisë U21 dhe dinamos në Kategorinë e Parë, Simon Simoni ishte një nga të ftuarit në mbrëmjen gala të lancimit të projektit “Uniforma Ime” nga ana e FSHF-së. Në fjalën e tij, Simoni përshëndeti nismën që synon të pajisë me uniforma të gjithë fëmijët që luajnë futboll, nga mosha 7 deri në 19 vjeç dhe vlerësoi punën e FSHF-së, por pranoi se e vetme, ajo nuk mund të bëjë gjithçka.

“Është privilegj për mua të marr pjesë në lançimin e këtij projekti madhor, siç është Uniforma Ime. Nuk dua të flas shumë për detajet teknike, pasi këtë e kanë shpjeguar gjatë këtyre dy muajve shumë qartë zyrtarët e FSHF-së. Dua të ndalem në eksperiencën time personale dhe përjetimin tim në këtë rrugëtim në botën e futbollit. Unë jam rritur si futbollist në klubin e Shënkollit dhe e di shumë mirë se sa e vështirë është për një fëmijë apo prindërit e tij të përballojnë kostot e futbollit.

Por kur ke një pasion të madh duhet të bësh edhe sakrifica, pasi rruga është e vështirë dhe plot peripeci. Mirëpo, prej vitesh edhe unë si të gjithë futbollistët e rinj e kam ndjerë mbështetjen që FSHF i ka dhënë futbollit të bazës, duke filluar që nga topat falas, zerimi i kostove për zyrtarët e ndeshjeve dhe tani së fundmi me bazën materiale falas për çdo fëmijë që luan futboll në Shqipëri. Është një nismë për t’u përshëndetur pasi i vjen në ndihmë buxhetit të çdo familje, duke hequr një barrë financiare të konsiderueshme. Unë jam i bindur që me uljen e kostove më shumë fëmijë do të bëhen pjesë e botës magjike të futbollit. E di shumë mirë që FSHF po investon shumë për futbollin, jo vetëm në uljen e kostove për fëmijët dhe familjet, por edhe në infrastrukturën sportive. Siç e thashë unë vij nga Shënkolli, ku kishim një fushë të përshtatshme për t’u stërvitur dhe për të luajtur ndeshje.

Por që kur u transferova në kryeqytet te Dinamo vura re se sa e vështirë ishte të gjenim fusha për t’u stërvitur, pasi në Tiranë ka një mungesë të theksuar fushash. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë i shtuar në drejtim të infrastrukturës sportive, që është edhe baza e futbollit. E di që FSHF po përpiqet shumë në këtë aspekt, por e vetme nuk mund të bëjë shumë. Ndaj nevojitet mbështetje e madhe nga ana e institucioneve qeveritare dhe pushtetit vendor për të shtuar numrin e fushave, veçanërisht në Tiranë, ku ka shumë skuadra dhe fushat janë me pikatore. Gjej rastin t’u bëj thirrje këtyre institucioneve që ta kthejnë vëmendjen nga ne dhe të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit, sepse pa fusha futbollit është e vështirë të mendojmë për një të ardhme më të mirë dhe për zhvillimin e futbollit. Meqë jemi në nisje të edicionit, u uroj të gjitha ekipeve një sezon të mbarë dhe u them të gjithë fëmijëve që luajnë futboll, argëtohuni dhe shijojeni sa më shumë me sportin më të bukur në botë, futbollin”, tha Simon Simoni në fjalën e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...